Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Hey Siri” për e-Albania, aplikacioni që ndihmon ata që hasin vështirësi në përdorimin e platformës

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 15:31 | Teknologji
“Hey Siri” për e-Albania, aplikacioni që ndihmon ata

Qytetarët shqiptarë, veçanërisht të moshuarit që hasin vështirësi në përdorimin e platformës qeveritare E-Albania do të ndihmohen nga një asistent virtual zanor i ngjashëm me të telefonave inteligjentë. Nismën e paralajmëroi Milva Ekonomi gjatë prezantimit të arritjeve dhe sfidave të Ministrisë së Shtetit për Standardet e Shërbimeve.

“Vetë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit po mendon që brenda këtij viti të vendosë në aplikim, duke përdorur inteligjencën artificiale një “Siri” për shërbimet tona “online”. kjo do ta lehtësojë ndjesh ndjeshëm marrjen e shërbimeve”, tha Ekonomi.

Duke u nisur edhe ankesat për burokraci në administratën publike, Ekonomi lajmëroi një zgjidhje edhe për sipërmarrësit. “Edhe për biznesin po mendojmë krijimin e një aplikacioni. S herë të përballen me problematika, mund ta raportojnë direkt nga aplikacioni i instaluar në celular”, shtoi ajo.

Pasi bëri një përmbledhje të ecurisë së Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes gjatë vitit të shkuar, Edona Bilali njoftoi edhe për hartimin e një baze ligjore më joshëse për të huajt në fushën e teknologjisë që duan të punojnë nga Shqipëria. “Do të kemi gati gjithashtu një bazë ligjore të plotë me qëllim që të kemi një ofertë më të mirë se vendet e Rajonit apo Europës për të thithur Nomadët Digjitalë”, tha ajo.

Ndërkohë Bilali dha edhe disa informacione lidhur me thirrjen e radhës drejtuar komunitetit “Start-up” për të përfituar nga grantet mbështetëse. “Fondi që ne vumë në dispozicion për thirrjen e parë ishte 300 milionë lekë, nga të cilat kategoria e “Start-up” përfitoi 100 milionë. Këtë vit do të kemi një thirrje tjetër të ngjashme”, shtoi ajo.

Të dy ministret theksuan se përmirësimi i klimës në të bërit biznes mbetet sfida më parësore edhe për këtë vit të ri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani