
Kupa e Italisë, Juve kalon më tej me një gol përrallor të Federico Chiesa
Juventus u kualifikua në çerekfinalet e Kupës së Italisë, pasi fitoi përballë Monzës me rezultatin 2-1.
Bardhezinjve i mjaftuan më pak se 8 minuta lojë për të zhbllokuar ndeshjen. Një aksion i shpejtë i juventinëve, me protagonist nga e djathta Mckennie, i cili kroson saktë për Moise Kean, i cili nuk e kishte të vështirë për ta dërguar topin në rrjetë.
Vetëm pak minuta më vonë, Valoti barazoi gjithçka.
Në pjesën e dytë, Chiesa shënoi një gol përrallor, pas një aksioni të gjatë individual.
Në fazën tjetër e pret përballja me Lazion.