Kurti jep detaje nga takimet në Davos

Publikuar më: 19/1/2023, ora 12:26
albin kurti davos 1280x720

Kurti jep detaje nga takimet në Davos

Publikuar më: 19/1/2023, ora 12:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka dhënë detaje lidhur me takimet që ka zhvilluar në Davos të Zvicrës.

Ai ka bërë të ditur se ka takuar zëvendëspresidenten e Zvicrës, Viola Amherd dhe ministrin e Ekonomisë së Zvicrës, Guy Parmelin, të cilëve u ka shprehur mirënjohje për kontributin e Zvicrës dhënë për Kosovën. “Theksuam rëndësinë e mërgatës sonë në Zvicër, që janë urë lidhëse mes dy shteteve tona”, ka shkruar Kurti.

Me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç, Kurti ka informuar se kanë theksuar se me Kroacinë, Republika e Kosovës e ka të përbashkët të kaluarën, por edhe të ardhmen brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Kurti ka treguar edhe për takimin me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçk. “Biseduam për hapat e mëtejmë dhe nevojën për dinamizim të procesit të dialogut drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ndërsa, me zëvendëskryeministrin e Ukrainës dhe Ministrin e Transformimit digjital, Mylkhailo Fedorov dhe Administratoren e USAID-it, Samantha Power, në Shtëpinë e Ukrainës në Davos, kryeministri ka bërë të ditur se kanë diskutuar mbi transformimin digjital.