“Më pëlqen të ha, por ushqimi është shumë i shtrenjtë”, kroatët nuk përballojnë dot rritjen e çmimeve

Publikuar më: 19/1/2023, ora 07:04
kroaci cmimet 1 1280x720

“Më pëlqen të ha, por ushqimi është shumë i shtrenjtë”, kroatët nuk përballojnë dot rritjen e çmimeve

Publikuar më: 19/1/2023, ora 07:04

Qeveria kroate po përballet me tregtarët për rritjen e çmimit të produkteve pas futjes së euros, ku rreth 40% e shitësve me pakicë i kanë rritur çmimet në mënyrë të pajustifikueshme.

“Ne kemi vëzhguar që nga 1 janari, kur kaluam në euro dhe çmimet kanë qenë të egra dhe vazhdojnë të rriten midis 5 dhe 20%, mund të them çdo ditë në 10 ditët e fundit, varet nga produkti”, thotë kreu i shoqatës së konsumatorëve, Igor Vujoviç.

Blerësit thonë se rritja e çmimeve ka reduktuar ndjeshëm konsumin dhe shumë njerëz kanë filluar të kërkojnë një punë të dytë, raportojnë ata për Reuters.

“E ndjeva rritjen e çmimeve nga 1 janari për çmimet e ushqimeve. Më pëlqen të ha shumë dhe ky është një problem, sepse ushqimi është shumë i shtrenjtë, në krahasim me rrogat që janë aktualisht. Shumë njerëz që njoh kanë filluar të kërkojnë një punë tjetër, ose një punë të dytë”, thotë një blerës.