Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Moti i keq në Kosovë, përmbytje në disa qytete. Situatë kritike në Skënderaj

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 19:26 | Kosova
Moti i keq në Kosovë, përmbytje në disa qytete. Situatë

Moti i keq me rreshje të dendura ka sjellë përmbytje edhe në qytete të ndryshme të Kosovës.

Skënderaj është më i prekuri, ku autoritetet lokale kanë shpallur edhe gjendjen e emergjencës. Njoftohet se lumi Klina ka dalë nga shtrati duke përmbytur dhjetë fshatra të kësaj komune.

Ekipet e emergjencave kanë ndihmuar banorët që rrezikoheshin. Vërshime të ujit ka pasur edhe në Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut. Edhe atje është shpallur gjendja e emergjencës.

Shirat e dendur kanë përmbytur disa zona edhe në Pejë e Vushtri. Në Zveçan dhe Leposaviq ka pasur raportime edhe për rrëshqitje të dheut.

A2 CNN Livestream

Dita jonë