Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Pasojat e motit në Tropojë, bllokime rrugësh dhe dëmtime në banesa

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 17:24 | Aktualitet
Pasojat e motit në Tropojë, bllokime rrugësh dhe dëmtime

Gjatë 24 orëve të fundit, territori i Bashkisë së Tropojës është goditur nga reshje intensive të shiut dhe erëra të forta, që kanë shkaktuar probleme jo vetëm në rrugë dhe ndërprerjen e energjisë elektrike, por edhe në banesa.

Sipas të dhënave nga Bashkia e Tropojës, në fshatin Tetaj, njësia administrative Lekbibaj, është dëmtuar banesa e familjes Qehaja, ku si pasojë e erërave të forta çatia është dëmtuar komplet, ndërsa banesa është bërë e pabanueshme, duke lënë përjashtë anëtarët e familjes.

Ndërkohë, rënie inertesh dhe bllokime ka patur në disa rrugë të Bashkisë së Tropojës. Në rrugën Bajram Curri-Fierzë ka patur rrëshqitje skarpati dhe bllokim të saj.

Gjithashtu, si pasojë e reshjeve të shiut në Lekbibaj, Tropojë e Vjetër, Bytyç, Valbonë ka patur dëmtime në ura dhe rrugë.

Ndërkohë, dhjetëra fshatra kanë mbetur pa energji elektrike, pasi linjat e transmetimit janë dëmtuar nga erërat e forta. Grupet e avarisë së OSHEE janë në terren për të riparuar dëmet e shkaktuara.   

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani