Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Presidenti i Këshillit Evropian rrugës për në Kiev, SHBA do të dërgojë “Stryker”në Ukrainë

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 08:42 | Bota
Presidenti i Këshillit Evropian rrugës për në Kiev, SHBA do

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka njoftuar se është në rrugë për në Kiev, për të diskutuar masat e reja të mbështetjes për Ukrainën me presidentin Volodymyr Zelensky, i cili ka bërë thirrje për një dorëzim më të shpejtë të armëve.

Dy liderët do të diskutojnë "masat konkrete për të siguruar që Ukraina të jetë më e fortë dhe më e fuqishme", tha Michel në një videomesazh të postuar në Twitter.

Aleatët e NATO-s i kanë premtuar Kievit mbështetje më të madhe me armë më të rënda dhe më moderne për t'iu kundërvënë ofensivave të Rusisë.

Mega paketa e re amerikane e ndihmës ushtarake për Ukrainën do të ketë një vlerë totale prej rreth 2.5 miliardë dollarë, raporton CNN, duke cituar dy burime të mirinformuara. Kjo është një nga paketat më të mëdha të shpallura nga Uashingtoni që nga fillimi i luftës, shkurtin e kaluar. Paketa, e cila ende nuk është finalizuar, do të përfshijë për herë të parë mjete luftarake Stryker. Ndihma e re, mund të finalizohet deri në fund të javës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani