Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tragjedia me 72 viktima në Nepal, problem teknik apo gabim i pilotit?

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 12:18 | Bota

Një aeroplan i Yeti Airlines u rrëzua në Nepal të dielën duke u marrë jetën 72 personave që ndodheshin në bord, mes tyre gjashtë fëmijë, 15 të huaj, si dhe 4 anëtarë të ekuipazhit.

Kjo është tragjedia më e madhe që ndodh në vendin aziatik në dekada. Megjithatë, shkaku i rrëzimit të avionit mbetet ende i paqartë.

Duke folur për një rrjet televiziv në Australi, eksperti i aviacionit Jeff Thomas deklaroi se shkaku i rrëzimit të avionit ishte ngecja aerodinamike.

Kjo ndodh kur shpejtësia e avionit ulet aq shumë sa krahët e tij nuk mund të prodhojnë ngritje të mjaftueshme për të "mbështetur" peshën e tij.

Siç shihet në video, avioni humb një përqindje të madhe të shpejtësisë, ndërsa i afrohet tokës dhe pesha e tij duket se nuk është e shpërndarë siç duhet dhe për këtë arsye mjeti fluturues e pati të pamundur të kthehet në një orbitë normale.

https://twitter.com/aerowanderer/status/1614511252017131522?s=20&t=GlhWsyBxMuqFKdzp8C4j1Q

Kujtojmë se ATR 72 i Yeti Airlines fluturonte me ngarkesë të plotë, pra 72 pasagjerë, që ishte kapaciteti maksimal i tij.

Sa i përket pyetjes nëse përplasja ishte për shkak të gabimit të pilotit apo prej një problemi mekanik, eksperti thotë se ka shumë të ngjarë të jetë një kombinim i të dyjave.

Mund të ketë qenë problem i motorit, por shton ai, drejtimi dhe qëndrimi i avionit korrigjohet lehtësisht nga piloti.

https://a2news.com/2023/01/16/68-trupa-te-pajete-ne-vendin-e-ngjarjes-gjendet-kutia-e-zeze-e-avionit-qe-u-rrezua-ne-nepal/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani