Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

U kap duke i dhënë mjetit në gjendje të dehur, arrestohet shefi i Zjarrfikëses në Cërrik

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 19:01 | Kronikë
U kap duke i dhënë mjetit në gjendje të dehur, arrestohet

Shefi i policisë së Mbrojtjes nga zjarret në Cërrik dhe emergjencat civile ka rënë në pranga pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Nga testi i parë i kryer me aparatin Drager, 36-vjeçari Artion Taçi rezultoi në masën 2.0 mg/l, ndërsa në testin e dytë rezultoi me 1.225 mg/l.

“Sot, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Elbasan-Korçë në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor pranë DVP Elbasan kanë kryer arrestimin në flagrancë  të shtetasit A. T., 36 vjeç, me detyrë Shef i PMNZSH në qytetin e Cërrikut, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt në gjendje të dehur”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi ai ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Mercedez Benz” në gjendje të dehur, në qytetin e Cërrikut. Nga testi i parë i kryer me aparatin Drager, ky shtetas rezultoi në masën 2.0 mg/l, ndërsa në testin e dytë rezultoi me 1.225 mg/l. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe shërbimit Zjarrfikës, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.”

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli