Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

U largua pas përplasjes me guvernatorin, ish-menaxheri i Disney fitonte 119.505 dollarë në ditë

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 11:41 | Showbiz
U largua pas përplasjes me guvernatorin, ish-menaxheri i Disney fitonte

Një shpërblim i artë për vetëm 70 ditë punë. Geoff Morrell, ish-menaxheri i Walt Disney, fitoi rreth 119.505 dollarë në ditë, gjatë qëndrimit të tij në kompani gjatë vitit 2022.

Llogaritjet janë bërë nga Wall Street Journal, duke nënvizuar të dhënat, ndërsa Mickey Mouse është nën presion për kompensimin e menaxherit.

Morrell ishte shefi i çështjeve të korporatave të Disney për 70 ditë dhe u largua pas përplasjes së kompanisë me Guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis. Për ato 70 ditë ai mori 8.365.403 dollarë, duke përfshirë 1 milion dollarë për t'u zhvendosur fillimisht në Londër nga Los Anxhelosi dhe për t'u kthyer në Qytetin e Engjëjve.

Llogaritjet e Wall Street Journal janë të destinuara të rrisin presionin mbi Disney, i cili është përfshirë në një betejë me investitorin aktiv Nelson Peltz, i cili kërkon një vend në bordin e drejtorëve dhe mbi të gjitha një ulje të kostove.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani