Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë mjeku Isuf Kalo

Publikuar më: 19/1/2023, ora 19:17
isuf kalo

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë mjeku Isuf Kalo

Publikuar më: 19/1/2023, ora 19:17

Mjeku Isuf Kalo, ka ndërruar jetë këtë të enjte.  Profesori dhe autori i disa librave mjekësor e jo vetëm, ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 80 vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shprehur ngushëllime, ndërsa thekon se kontributi i Kalos është i paçmuar për mjekësinë shqiptare, në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT për disa dekada.

“Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Isuf Kalos. Bisedën e fundit me prof. Kalon e pata në mesin e dhjetorit, kur e ftova për të marrë pjesë në një prej atyre ngjarjeve që për profesorin ishin ”pikë e dobët”, akreditimi i institucioneve shëndetësore. Një proces që kishte pionier prof. Kalon dhe vizionin e tij. Por kontributi i profesor Isul Kalos është i paçmuar për mjekësinë shqiptare, në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT për disa dekada. U prehsh në paqe prof. Kalo”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Kush ishte mjeku Isuf Kalo?

Isuf Kalo lindi në vitin 1942 në Tepelenë. Studimet i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1964.

Prof. Kalo u specializua në disa vende evropiane për diabetologji dhe endokrinologji. Ai është një nga pionierët e këtij domeni në Shqipëri.

Për disa vite ka qenë kryetar i endokrinologjisë dhe sëmundjeve metabolike në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Spitalin Universitar të Tiranës.