Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Anija e mbytur e Al Kapones, aty ku prohibicionizmi nuk ekzistonte, por vetëm festat

Nga A2 CNN
20 Janar 2023, 20:23 | Bota

Kërkuesit e relikteve kanë zbuluar imazhet më të fundit të anijes së mbytur të mafiozit famëkeq Al Kapone, atje ku prohibicionizmi nuk ekzistonte, por vetëm festat me alkool lumë dhe kumar.

E ndërtuar në vitin 1889, anija “Keuka” ndryshoi pronar në vitin 1928 dhe më pas u transformuar në një lokal të vërtetë me muzikë live dhe pistë kërcimi.

Dhe që nga ajo kohë “pijetorja” pluskuese kishte vetëm drejtues, asnjë tjetër përveç gangsterit më të njohur të kohës Al Kapone.

Por fati i keq e ndoqi “Keukan”, menaxheri i saj u qëllua nga një klient i dehur dhe më pas ajo u mbyt në mënyrë të mistershme në gusht të 1932.

Tashmë, karkasa e anijes ndodhet në fund të liqenit Charlevoix në Michigan.

A2 CNN Livestream

Dita jonë