Deklaratat e Begajt se Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës, politologu Arifi: Të drejta, por të bëjmë kujdes se mos çojmë në mosmarrëveshje

Publikuar më: 20/1/2023, ora 23:30

Deklaratat e Begajt se Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës, politologu Arifi: Të drejta, por të bëjmë kujdes se mos çojmë në mosmarrëveshje

Publikuar më: 20/1/2023, ora 23:30

I ftuar në “Ditari” nga Erion Dushi në “A2CNN”, politologu Dritëro Arifi komentoi deklaratat më të fundit të Presidentit shqiptar, Bajram Begaj, i cili u shpreh se Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës për të gjitha trazirat që i ka shkaktuar asaj dhe shqiptarëve.  

“Kjo është pozitive që e ka thënë, por ndonjëherë disa gjëra nuk duhen thënë publikisht, pas pasur fakte. Ajo që është e vërtetë është që Serbia duhet të kërkojë falje për krimet që ka bërë në Kosovë. Kjo duhet të jetë parimi i çdo diplomati shqiptar edhe e shtetit shqiptar që Serbia pa u distancuar nga e kaluara  fashiste dhe pa kërkuar falje, është vështirë që të shikojë përpara. Pa ndodhur një qasje e politikës dhe qeverisë serbe me këtë qëndrim, nuk do të kemi paq në Ballkanin Perëndimor.”

Politologu Dritëro Arifi