Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Duken sikur janë skena nga “Walking Dead”, panorama tragjike në rrugët e qytetit amerikan

Nga A2 CNN
20 Janar 2023, 16:23 | Bota

Pamjet që shikoni vijnë nga lagja “Kensington e Filadelfias”, e njohur si 'troja zero' për epideminë e drogës që ka mbërthyer këtë qytet, ku kudo nëpër rrugët e zonave rurale, shikon njerëz të shndërruar në zombie si pasojë e një qetësuesi kafshësh të quajtur “xylazine”.

Në pamjet e nxjerra shihen të rinj e të rritur në mes të ditës, të hutuar tërësisht, të kërrusur, madje deri të përhumbur në rrugë, me plagë të hapura e të gjakosur në krahë. Kudo shikon gjilpëra, shiringa dhe mbeturina të hedhura nëpër trotuare.

Pamja që të ofron një nga lagjet më të varfra jo vetëm të qytetit, por edhe të të gjithë SHBA-ve është vërtet tronditëse, pasi një rini e tërë po shkatërrohet nga droga e re e popullarizuar dhe e rrezikshme.

Por, nëse për drogat e tjera stafet mjekësore e gjejnë një zgjidhje për t’i mbajtur gjallë personat që shkojnë me urgjencë në spital për shkak të mbidozës, duket se me “xylazine”, kjo është tepër e ndërlikuar, duke bërë që numri i viktimave të rritet nga dita në ditë.

Çfarë është xylazina dhe kur nisi të përdoret si drogë e fortë?

Droga në fjalë, në fakt është një ilaç i zhvilluar për herë të parë në vitin 1962 si një anestetik për procedurat veterinare dhe nuk është sugjeruar kurrë për konsum njerëzor, pasi simptomat dhe efektet e saj anësore ishin tepër të rrezikshme, si: probleme me frymëmarrjen dhe presion të ulët të gjakut.

Filloi të përdoret si zëvendësues i heroinës në fillim të viteve 2000 dhe u gjet për herë të parë në rrugët e Kensington në vitin 2006, por që nga pandemia, përdorimi i saj është rritur.

Tani më shumë se 90 për qind e heroinës që gjendet në Filadelfia përmban xylazine. Një studim i qershorit zbuloi se ilaçi është përhapur frikshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Droga, e njohur edhe si 'Tranq', shkakton mpirje. Ajo gjithashtu çon në dëmtime të lëkurës aq të rënda sa i ngjan djegieve kimike, plus plagë të thella të nxehta që shpesh rezultojnë në amputime.

Për më tepër, ksilazina - e cila shpesh kombinohet me fentanil – i bën trajtimet e zakonshme për mbidozat e opioideve jo efektive.

Në nëntor, FDA lëshoi një alarm mbarëkombëtar në lidhje me ilaçin për mjekët, dhe muajin pasardhës Zyra e Politikës Kombëtare të Kontrollit të Barnave tha se ishte e shqetësuar për përhapjen e drogës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani