Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Fatmir Mediu: E nevojshme që të frenojmë influencën ruse dhe kineze në Ballkan

Nga A2 CNN
20 Janar 2023, 21:14 | Politikë
Fatmir Mediu: E nevojshme që të frenojmë influencën ruse dhe

Kryetari i Partisë Republikane, njëherazi ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i ftuar në “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN, foli edhe për ndikimin rus dhe atë kinez në rajonin e Ballkanit.

Sipas Mediut, është e nevojshme që të shikojmë se si ne mund të frenojmë një inteferencë, penetrim të influencës ruse dhe kineze në rajonin e Ballkanit, e cila është shumë prezente sot, me media, me ushtri, me ekonomi.

“Mos të harrojmë që është e nevojshme që të shikojmë se si ne mund të frenojmë një interferencë, penetrim të influencës ruse dhe kineze në rajonin e Ballkanit, e cila është shumë prezente sot, me media, me ushtri, me ekonomi.

Forcimi i këtyre pozitave në rajonin e Ballkanit është në dëm të interesave tona kombëtare. Prandaj mendohet që Procesi i Berlinit është një proces më i qenësishëm, sepse kemi nevojë që jo vetëm të kemi qasje më të mirë me BE, por edhe për të frenuar ato gjëra, të cilët nëse fillon procesi, do të jetë pak më e vështirë për t’i frenuar.

Ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm për të përcaktuar se kush janë partnerët tanë. Kjo është një çështje reale, që duhet të na shqetësojë. Çështja e sigurisë kombëtare nuk është çështje e një qeverie, e një Presidenti, e një momenti të caktuar, por është çështje vazhdimësie dhe si e tillë do duhet të ndërtojmë një strategji tonën të sigurisë kombëtare.”

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu
https://a2news.com/2023/01/20/mediu-narrativa-qe-perdor-sot-serbia-ne-kosove-e-njejta-e-perdorur-nga-rusia-ne-ukraine/

A2 CNN Livestream

Dita jonë