Ish-ushtari vret 5 vetë, mes tyre një efektiv policie

Publikuar më: 20/1/2023, ora 10:25

Ish-ushtari vret 5 vetë, mes tyre një efektiv policie

Publikuar më: 20/1/2023, ora 10:25

Një ish-ushtar në Gjeorgji ka vrarë pesë persona, mes të cilëve edhe një efektiv policie, pasi hapi zjarr nga ballkoni i një pallati në qytezën Sagarejo. Më pas, vrasësi vrau veten.

Ministri i Brendshëm gjeorgjian, Vakhtang Gomelauri, tha se shkaqet e këtyre vrasjeve nuk dihen ende. “Forcat speciale mbërritën në kohë, i bënë thirrje që të dorëzojë armën, por kur ata u futën në apartament u dëgjuan të shtëna dhe ai u gjet me armën pranë trupit dhe duke i dalë gjak nga koka”, tha ministri.

Mediat gjeorgjiane e identifikuan atentatorin, një ish ushtar që ka shërbyer në Afganistan. “Ka qenë pjesë e forcave të armatosura që nga viti 2006, ndërsa u largua nga ushtria në vitin 2021. Nuk e dimë çfarë ndodhi”, shtoi Gomelauri.