Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Mafioze e pashoqe”, Berisha: Olta Xhaçka e ka vendin në burg

Nga A2 CNN
20 Janar 2023, 12:31 | Politikë
“Mafioze e pashoqe”, Berisha: Olta Xhaçka e ka vendin në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët në seli, deklaroi se “lufta kundër korrupsionit shkon drejt shuarjes përfundimtare”.

“Unë para jush kam denoncuar një presion të jashtëzakonshëm që mafia e Edi Ramës, Olsi Ramës, Artan Gaçes, Olta Xhaçkës dhe Amant Josifit po bëjnë në Gjykatë Kushtetuese për të shpëtuar mandatin e një mafiozeje të pashoqe, siç është Olta Xhaçka. Olta Xhaçka, duke përdorur pushtetin, lidhjet e saj me klanin Rama, lidhjet e kahershme, se janë vërsulur Olsi, Edi, Artani, Josifi për të mposhtur Gjykatën Kushtetuese. Një akt që do përbënte një akt të vërtetë ndaj Kushtetutës dhe goditje mëshire për luftën kundër korrupsionit. Çfarë thotë neni 70 i Kushtetutës? Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë aktivitet fitimprurës që buron nga pasuria e shtetit. Olta Xhaçka me burrin e vet, kanë fituar statusin 5 milionë të investitorit strategjik. Olta Xhaçka ka inkriminuar kunatën e saj amerikane si ortake në këtë aferë. Olta Xhaçka me këto veprime e ka vendin në burg dhe vetëm në burg. Dhe tani kërkon të shpëtojë”, deklaroi Berisha.

“Gjykata Kushtetuese në këtë rast, ka kazusin më të qartë dhe pikërisht për përpjekjen që bën parlamenti për të shkelmuar Kushtetutën, ajo duhet t’i dalë zot Kushtetutës. Të mendosh se të shpëtojë Olta, pse Edi Rama nuk lejoi të vinte në parlament kërkesa, nuk ka tallje më të madhe me qytetarët, nuk ka dëshmi më flagrante të implikimit direkt të Edi Ramës, por edhe atyre që mund të mendojnë se do gjykojnë në këtë mënyrë. Ky nen është një nen i artë në Kushtetutën e Shqipërisë. Nëse bie ky nen, bie çdo gjë në luftën kundër korrupsionit në këtë vend dhe mbetet vetëm vrulli, urrejtja dhe guximi i qytetarëve ndaj këtyre kriminelëve”, shtoi kreu i PD.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli