Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Mediu: Narrativa që përdor sot Serbia në Kosovë, e njëjta e përdorur nga Rusia në Ukrainë

Nga A2 CNN
20 Janar 2023, 21:09 | Politikë
Mediu: Narrativa që përdor sot Serbia në Kosovë, e

Kryetari i Partisë Republikane, njëherazi ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i ftuar në “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN, foli në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, gjë të cilën tha se e vlerëson pozitivisht, pasi vendit i duhet një strukturë e posaçme që bën analizën e duhur përsa i përket çështjeve të sigurisë, për t’i dhënë mundësinë qeverisë, lidershipit që të marrë vendimet e duhura në këtë drejtim.

Sipas Mediut, qasja që po ndjek Serbia në Kosovë, është e njëjtë me atë që ndoqi edhe Rusia në Ukrainë, ku tha se gjithçka bëhet për të mbrojtur interesat e popullsive përkatëse.

“Pas agresionit rus në Ukrainë, koncepti i sigurisë shikohet në një këndvështrim tjetër, nuk është thjesht një koncept mbrojtjeje, ose inteligjence. Jemi në një rajon ku pritet dhe është e mundshme që të ketë konflikte, konflikte të hershme, por edhe konflikte të reja.

Edhe Shqipëria nuk është një vend jashtë problemeve, duke qenë një vend i NATO-s. Le të shohim atë që ndodh në veri të Kosovës, që është një provokim permanent i Serbisë. Narrativa që përdor sot Serbia është e njëjta e përdorur nga Rusia në Ukrainë.

Unë do e vlerësoja pozitivisht thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ne jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s që nuk kemi një strukturë që bën analizën e duhur për çështjet e sigurisë, për t’i dhënë mundësinë lidershipit të vendit që të marrë vendimin e duhur.

Në këtë mbledhje është e rëndësishme që si Kryeministri, edhe Presidenti duhet të shtrojnë nevojën për të ndërtuar një strukture që duhet në mënyrë të përditshme të bëjë analizën e sigurisë. Këtë e bën çdo vend anëtar i NATO-s.”

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu
https://a2news.com/2023/01/20/fatmir-mediu-e-nevojshme-qe-te-frenojme-influencen-ruse-dhe-kineze-ne-ballkan/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani