Mësuesi në Tepelenë mohon: Nuk e kam ngacmuar seksualisht nxënësen

Publikuar më: 20/1/2023, ora 10:38
laci kleanth

Mësuesi në Tepelenë mohon: Nuk e kam ngacmuar seksualisht nxënësen

Publikuar më: 20/1/2023, ora 10:38

Gjykata e Faktit në Gjirokastër ka vendosur masën e arrestit 40-ditor në ngarkim të Kleanthi Laçit, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj të miturve.

Gjykatësja Suela Dashi është njohur me ngjarjen përmes prokurores Edlira Manelli, e cila nga ana e saj ka kërkuar burg pa afat për mësuesin e edukimit fizik në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në qytetin e Tepelenës.

Nga ana e tij, mësuesi ka mohuar të ketë ngacmuar seksualisht nxënëset e tij. Pas paraqitjes së provave, gjykatësja Suela Dashi ka dhënë vendinin me 40 ditë paraburgim ndaj Kleanthi Laçit, i cili këtë dënim do ta vuajë fill pasi të dalë nga spitali rajonal i Gjirokastrës, nga ku dhe kurohet pas dhunës së ushtruar ndaj tij të dielën e kaluar prej vëllait të njërës prej minoreneve të pretenduara se është ngacmuar seksualisht prej mësuesit.