Newcastle i rinovon kontratën “portierit të gafave”

Publikuar më: 20/1/2023, ora 10:26

Newcastle i rinovon kontratën “portierit të gafave”

Publikuar më: 20/1/2023, ora 10:26

Finalja e Champions League e vitit 2018 shenjoi karrierën e Loris Karius. Gabimet trashanike që bëri në golat e Benzema dhe Bale, në përballjen e humbur 3-1 ndaj Real Madrid, bënë që ai të konsiderohej fajtori kryesor nga të gjithë tifozët e Liverpool.

Që nga ajo ditë, karriera e tij nisi rënien. Pati dy huazime te Besiktas në Turqi dhe më pas te Union Berlin, ku luajti vetëm 5 ndeshje. Pas sezonit të fundit te Liverpool (2021-2022), Karius u largua me parametër zero dhe u afrua nga Newcastle, si portier i tretë, në shtator të vitit të kaluar.

Tani, klubi i pasur anglez ka vendosur që t’i rinovojë kontratën deri në fund të sezonit, edhe pse nuk ka luajtur një ndeshje që nga 28 shkurti i vitit 2021 (Union Berlin-Hoffenheim). Që do të thotë, 690 ditë pa luajtur asnjë minutë.