Publikoi video pa rrip sigurimi, nën hetim kryeministri britanik

Publikuar më: 20/1/2023, ora 11:54
sunak 1280x720

Publikoi video pa rrip sigurimi, nën hetim kryeministri britanik

Publikuar më: 20/1/2023, ora 11:54

Policia e Lancashire në Mbretërinë e Bashkuar po “heton” kryeministrin Rishi Sunak, pasi ai u filmua duke mos vendosur rripin e sigurimit, ndërsa ishte pasagjer në një makinë në lëvizje.

Kryeministri ka kërkuar falje për incidentin, duke thënë se ishte një “gabim gjykimi” që hoqi rripin e sigurimit për të filmuar një video në rrjetet sociale.

Z. Sunak “pranon plotësisht se ky ishte një gabim dhe kërkon falje”, u tha gazetarëve zëdhënësi i tij, teksa shtoi se kryeministri “beson se të gjithë duhet të vendosin rripin e sigurimit”.

Në klipin, i cili zgjat rreth një minutë, Z. Sunak të shihet duke iu drejtuar kamerës, ndërsa makina e tiju shoqërohet me motoçikletat e policisë që shfaqen shkurtimisht në sfond.

Mosvendosja e rripit të sigurimit në Angli sjell një gjobë maksimale prej 500 paund. Por ka disa përjashtime, si psh kur një makinë përdoret për shërbime policie, zjarrfikëse dhe shpëtimi, dhe për çështje të certifikuara mjekësore.

Pasagjerët e kapur duke mos vendosur rripin e sigurimit kur është i disponueshëm mund të gjobiten në vend me 100 paund dhe kur çështja shkon në gjykatë, gjoba mund të rritet në 500 £.

Qeveria ka forcuar rregullat e rripit të sigurimit për shkak se shifrat e fundit të Departamentit të Transportit, treguan se rreth 30% e njerëzve të vrarë në makina në rrugë në vitin 2021 nuk e kishin vënë atë.