Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tenistit nuk i lejohet të përdorë tualetin gjatë maratonës me pesë sete në “Australian Open”

Nga A2 CNN
20 Janar 2023, 15:14 | Sporte të tjera

Tenisti i njohur britanik, Andy Murray u tërbua pasi iu mohua mundësia për të shkuar në tualet në mes të maratonës së tij me pesë sete kundër Thanasi Kokkinakis në “Australian Open”. Ish-numri 1 i botës kishte luftuar nga një humbje me dy sete kundër Kokkinakis për të lënë një set të pestë vendimtar mes tij dhe fitores.

Në pushimin para ndeshjes finale, Murray kërkoi të përdorte tualetin, por gjyqtari i karriges i tha se nuk i lejohej pasi kishte qenë një herë në ndeshje. Fituesi i “US Open” i vitit 2003 Andy Roddick ra dakord me ankesat e Murray.

Nuk është hera e parë gjatë këtij Grand Slam që kufizimet për lojtarët që përdorin tualetin janë bërë titujt kryesorë të mediave sportive.

Kujtojmë se disa kohë më parë ishte tenisti serb, Novak Djokoviç, i cili gjatë një përballjeje iu desh të shkonte në tualet, dhe, edhe pse gjyqtari nuk e lejoi, ai këmbënguli duke u drejtuar për në tualet.

21-herë fituesi i Grand Slam-it u largua nga fusha me arbitrin duke thirrur "Novak" pas tij. Edhe pse arbitri mund të dëgjohej duke thënë se kishte 30 sekonda për t'u rikthyer, Djokoviç u kthye në fushë përpara se kohëmatësi të mbaronte, duke e fituar ndeshjen e mëposhtme me lehtësi.

Më pas, Gjokoviç mohoi se ai kishte kundërshtuar urdhrat e arbitrit ndërsa shkonte në tualet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani