Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ukraina kërkon tanket gjermane, aleatët diskutojnë sot në bazën e Ramstein

Nga A2 CNN
20 Janar 2023, 11:53 | Bota
Ukraina kërkon tanket gjermane, aleatët diskutojnë sot në

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky i bëri thirrje të drejtpërdrejtë Gjermanisë t’i sigurojë tanke, në prag të bisedimeve të rëndësishme mes aleatëve perëndimorë në bazën ajrore të Gjermanisë, Ramstein.

SHBA dhe BE i kanë premtuar Kievit pajisje më të avancuara për të luftuar pushtimin rus, por Berlini është në presion të shtuar për të lejuar dërgimin e tankeve Leopard të prodhuara në Gjermani. Në një deklaratë për televizionin publik gjerman, Zelensky kritikoi hezitimin e Gjermanisë.

 “Nëse keni tanke Leopard atëherë na i jepni ne. Ato tanke nuk do të shkojnë për Rusinë, ne do të mbrojmë veten”, ishte apeli i presidentit Voldymyr Zelensky.  Zyrtarë të mbrojtjes nga 50 vende mblidhen në bazën e Ramstein, një ditë pasi SHBA dhe një sërë shtetesh u zotuan t’i sigurojnë Ukrainës më shumë armatime.

Gati një muaj pasi Rusia nisi luftën e plotë ndaj shtetit fqinj, zyrtarë të NATO besojnë se Moska po planifikon një rigjallërim të ofensivës në pranverë dhe prandaj ndihmat e mëtejshme për Kievin konsiderohen vendimtare.

Britania e Madhe ka ofruar 14 nga tanket e saj, Challenger, por Kievi kërkon më shumë. Si vendi prodhues, Gjermania duhet t’i japë lejen vendeve të treta si Polonia dhe Finlanda, të dërgojnë tanket Leopard në Ukrainë.

Megjithatë ministri i Jashtëm polak sugjeroi se Varshava mund ta bëjë këtë, edhe nëse Berlini nuk e jep dritën jeshile. Kancelari Scholz e ka kushtëzuar lejen gjermane për tanket, me pranimin e Shteteve të Bashkuara për të dërguar tanket e veta, Abrams.

Por Uashingtoni duket se për momentin, nuk ka ndër mend ta bëjë diçka të tille. Nga ana e saj Rusia, ka paralajmëruar se furnizimi i Ukrainës me tanket perëndimore do të shënojë një përshkallëzim të rrezikshëm të luftës.

https://a2news.com/2023/01/17/okb-mbi-7-mije-civile-te-vrare-ne-ukraine/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli