Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Iu instalonte qytetarëve matës kundrejt pagesave, në pranga punonjësi i OSHEE në Tiranë

Nga A2 CNN
21 Janar 2023, 11:42 | Aktualitet
Iu instalonte qytetarëve matës kundrejt pagesave, në pranga

Policia në Tiranë ka vënë në pranga një punonjës të OSHEE-së për veprën penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Bëhet e ditur se me finalizimin e operacionit të koduar policor “Përfitimi” në pranga u vu 46-vjeçari Bujar Llakaj, banues në Tiranë.

Llakaj dyshohet se iu instalonte qytetarëve në ambiente të ndryshme, matës të energjisë elektrike, kundrejt pagesave të konsiderueshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani