“Ka punuar për të dëmtuar reputacionin e Shqipërisë,” Berisha: Mos i besoni asgjë Yuri Kim-it

Publikuar më: 21/1/2023, ora 13:04

“Ka punuar për të dëmtuar reputacionin e Shqipërisë,” Berisha: Mos i besoni asgjë Yuri Kim-it

Publikuar më: 21/1/2023, ora 13:04

Në një komunikim me ndjekësit e tij e tij në mediat sociale, kryetari i demokratëve Sali Berisha ka përsëritur edhe një herë qëndrimet e mbajtura prej tij ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim.

Kryedemokrati shprehet se Yuri Kim e ka trajtuar Shqipërinë, jo si një vend aleat i SHBA-së, por si një vend vasal. Kreu i demokratëve u ndal edhe te qëndrimet e kryediplomates amerikane për garën që po bëhet për drejtimin e SPAK-ut.

Unë mendoj se guvernatorja Yuri Kim ka shënuar në qëndrimet e saj, rekorde të zeza të papajtueshme me statusin e një diplomati. Ajo ka trajtuar Shqipërinë jo si një vend aleat i SHBA, por si një vend vasal. Nuk e gjykoj Yuri Kim në raport me Berishën, por me vendin tim. Ajo ka shkelur Kushtetutën e vendit tim, Kushtetutën e SHBA, ka shkelur Konventën e Vjenës mbi statutin e diplomatit. Po i lëmë thirrjet e saj për barin për demokratët, por po marr qëndrimin e saj të fundit ndaj SKAP-it të partisë. Ishte qëndrimi më absurd. Ishte qëndrimi më shkatërrues. Ndërhyrja e Edi Ramës dhe Yuri Kim në një garë të paimagjinueshme për të zgjedhur kryetarin trevjeçar të atij organi, i dha atij organi një goditje mëshire. Çdo njeri që punon, që drejton, e ka shumë të qartë se suksesi i tij varet nga ekipi. Ai udhëheq, por pa ekip nuk ka sukses. Këta të dy, Edi Rama dhe Yuri Kim, në mënyrën më antikushtetuese, më të paskrupullt, ndërhynë dhe e bënë copë-copë atë organ. Për çfarë? Për të prishur çdo frymë bashkëpunimi, për të krijuar një realitet pro-amerikan, pro-mafioz, pro-kështu, pro-ashtu. Pra, i dhanë një goditje mëshire SKAP-it të partisë. Ajo nuk mund të ndërhynte kurrë. Unë u them shqiptarëve se kjo është rruga e Republikës së Bananeve. Por Amerika ka hequr dorë nga Republikat e Bananeve. Është mafia e Sorosit. Nuk është Amerika e vlerave.

Sali Berisha, kreu i PD

Berisha u bëri thirrje ndjekësve të tij që të mos i besojnë asgjë ambasadores Kim.

“Ndaj ju ftoj që të mos i besoni asgjë asaj. Ajo, fatkeqësi e madhe që rastisi ambasadore në 100-vjetorin e marrëdhënieve tonë dhe punoi për të dëmtuar reputacionin e vendit të madh të lirisë. Dhe ia arriti. Gjithçka e bëri për dosjen e saj dhe interesat e saj personale. Ajo mashtroi qeverinë e vet. Mblodhi gënjeshtrat e Edi Ramës, Bashës, Ballës, Veliajt dhe i transferoi. Të gjitha të fabrikuara nga mediat e Sorosit. Të gjitha i dolën gënjeshtra. Ajo bëri gjithçka që PD të mos ishte kjo që është. Ajo bëri gjithçka që të caktonte kryetarin e PD.  Pasi i doli bomba e parave sovjetike me Bashën, u kthye te Alibasha.”