Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Kërkon të kontrollojë drejtësinë”, 100 mijë persona në shesh kundër Netanjahut

Nga A2 CNN
21 Janar 2023, 20:32 | Bota
“Kërkon të kontrollojë drejtësinë”, 100

Më shumë se 100 mijë persona dolën në një tjetër protestë në Izrael, kundër kryeministrit Benyamin Netanyahu.

Protestat u organizuan në dy sheshet kryesore të Tel Aviv në një revoltë kundër reformës së gjyqësorit të shpallur nga kreu i qeverisë, e cila sipas protestuesve synon të kontrollojë drejtësinë.

I rikthyer tashmë, në mandatin e tij te 6 qeverisës, Netanjahu kërkon që të qeverisë edhe në Gjykatën Supreme, në atë që ai e përshkruan si rimëkëmbje të balancës në 3 pushtetet e qeverisjes së vendit.

Kritikët thonë se reforma e propozuar nga qeveria e tij, mund të cenojë pavarësinë e gjyqësorit, të shkelë të drejtat e njeriut e të rrisë edhe më tej korrupsionin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë