Moti i keq në Qarkun e Lezhës: 770 hektarë tokë ende nën ujë, hidrovoret në kuota kritike

Publikuar më: 21/1/2023, ora 09:24
moti i keq ne lezhe

Moti i keq në Qarkun e Lezhës: 770 hektarë tokë ende nën ujë, hidrovoret në kuota kritike

Publikuar më: 21/1/2023, ora 09:24

Në Qarkun e Lezhës duket se situata është më e normalizuar këtë të shtunë. Njoftohet se në total si qark kemi rreth 770 ha tokë bujqësore të përmbytur, nga të cilat 300 ha në bashkinë Kurbin dhe 470 ha në bashkinë Lezhë. Ndërkaq bëhet me dije hidrovoret janë gatishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë.

 “Lezhë/ Kuota lumit Drin është në nivelin +1.0 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, pra kemi një rënie të nivelit me rreth 0.30 m, nga gjendja e darkës) dhe ka tendencë për ulje pasi reshjet e shiut momentalisht kanë intensitet të ulët,  kurse kuota e lumit Mat vazhdon me  rritje të vogël, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, 220 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e H/C mbi lumen Fan është 153 m³/s, por pa krijuar problem, përshkak të gjerësisë së shtratit të lumit Mat.

Hidrovoret janë gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë.

Hidrovori Balldre kuota -1.55 m (-1.5 m ) kuota kritike.

Hidrorvori Tale kuota + 0.2 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike.

Hidrovori Shllinza kuota +0.02 m nga – 0.5 m kuota kritike.

Hidrovori Droje kuota +0.2 m nga 0.00 m kuote kritike.

Hidrovoret e tjera nuk paraqesin problematika”

Njoftimi i Emergjencave Civile, Qarku Lezhë