Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Moti i keq në Shkodër: Probleme me ujësjellësit, rrëshqitje gurësh e dherash, ndërhyn Ushtria

Nga A2 CNN
21 Janar 2023, 09:05 | Aktualitet
Moti i keq në Shkodër: Probleme me ujësjellësit,

Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë prej disa ditësh, ka shkaktuar edhe problematika në qytete të ndryshme.

Një prej qarqeve më të prekura është ai i Shkodrës, ku raportohet se, ujësjellësi Oblika është jashtë funksionit. Sipërfaqja e përmbytur vijon të jetë 1100 hektarë, kryesisht në zonën e Anës së Malit.

Vazhdojnë problemet te tunelet në Qafën e Thorës, ku ka dhe rrëshqitje gurësh e dherash. Paralajmërohet për kujdes në rrugën drejt Vermoshit dhe Tamarës. Po kështu vijon problematika e mungesës së energjisë elektrike.

Ka një rënie të nivelit të ujit me 40 cm, por reshjet e shiut vijojnë me intensitet. Reshjet e borës vijojnë në zonat malore.

“Miremengjes ! Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 21.01.2023 paraqitet si me poshte:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.10 me nje renje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.20 m me nje rritje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1120 Ha, e pandryshuar me oren 18.00 te dates 20.01.2023

Njesia Administrative Ana e Malit 1100 Ha e pembytur.

Rruga e obotit ka prezence uji 55 cm, e pandryshuar me oren 18.00 e dates 20.01.2023

Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.

Ne rrugen e Obotit po operon  nje mjet I kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.

Njesia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqesore ( siperfaqe toke mbas argjinatures).

Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.”

Njoftimi i Emergjencave Civile, Qarku Shkodër
https://a2news.com/2023/01/21/moti-i-keq-situata-ne-qarkun-e-korces-akset-ku-rekomandohet-kalimi-me-zinxhire-dhe-goma-dimerore/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani