Rama, homazhe për viktimat e 21 janarit: Në pritjen e pafundme që drejtësia të bëjë drejtësi

Publikuar më: 21/1/2023, ora 12:37

Rama, homazhe për viktimat e 21 janarit: Në pritjen e pafundme që drejtësia të bëjë drejtësi

Publikuar më: 21/1/2023, ora 12:37

Mëngjesin e së shtunës janë bërë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit homazhe për viktimat e 21 janarit të vitit 2011.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në mediat e tij sociale disa pamje nga homazhet që u bënë në pllakat ku ranë viktimat ndërsa shkruan se vijon pritja e pafundme që drejtësia të bëjë drejtësi.

 “Homazhe në pritjen e pafundme që drejtësia të bëjë drejtësi, ndërkohë që e vërteta dihet botërisht dhe një fakt i ri rrënqethës sapo ka dalë në dritë…#DrejtësiPër21JANARIN”

Kujtojmë se nga protesta e 21 janarit, 12 vite më parë mbetën të vdekur katër persona pasi Garda e Republikës së Shqipërisë hapi zjarr ndaj mbështetësve të Partisë Socialiste.

Gjithçka ka nisur rreth orës 14:00, kur protestuesit kanë përshkuar rrugën në këmbë nga sheshi “Skënderbej” deri para objektit të Kryeministrisë, pasi policia ka ndërmarrë masat që të mos lejonte asnjë autobus të vazhdonte më tej.

Partia Socialiste akuzon kryeministrin e atëhershëm Sali Berisha dhe ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha si urdhërues i vrasjeve.