Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Veprimi i zakonshëm gjatë dushit që po ju rrëzon flokët

Nga A2 CNN
21 Janar 2023, 14:31 | Lifestyle
Veprimi i zakonshëm gjatë dushit që po ju rrëzon flokët

Larja e flokëve në baza ditore mund të shkaktojë dëme, duke çuar në dëmtim dhe madje edhe rënie të flokëve, paralajmërojnë ekspertët.

Ata sugjerojnë gjithashtu që gjatë dushit të mos përdorni ujë shumë të nxehtë, pasi kjo sjellë tharje të skalpit të kokës dhe mund t'i dobësojë rrënjët.

Kjo gjithashtu mund t'i bëjë fijet më të brishta, duke çuar në dëmtime dhe humbje. Ndaj, sipas ekspertëve, ideale do të ishte larja e flokëve një ose dy herë në javë, maksimumi.

Nëse mendoni se flokët tuaj janë tepër të yndyrshëm, mund të tundoheni të lani më shpesh, por çelësi është të gjeni ekuilibrin e duhur për ju.

Si flokët, ashtu edhe skalpi i kokës mund të dëmtohen nëse i lani flokët shumë shpesh duke përdorur kimikate të forta.

Ndaj rekomandohet që, njerëzit me flokë të hollë duhet të lahen dy herë në javë, ose tre herë nëse është absolutisht e nevojshme.

Kjo, pasi njerëzit me flokë më të hollë priren të kenë më shumë gjëndra vaji që mund të kontribuojnë në një pamje të yndyrshme.

Ndërkohë, ata me fije më të trasha floku mirë është të mos e kalojnë dy herë larje në javë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë