Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Artizantët e Gjirokastrës po “tresin dhjamin” e sezonit

Nga A2 CNN
22 Janar 2023, 13:20 | Sociale
Artizantët e Gjirokastrës po “tresin dhjamin” e sezonit

Viti që lamë pas ka shënuar një ringjallje të turizmit për qytetin e Gjirokastrës, i mbrojtur nga UNESCO. Thuajse të gjitha bizneset që kanë qenë të lidhura me turzimin gjatë sezonit, kanë patur të ardhura të kënaqshme, ndërsa numri i vizitorëve ka qenë vërtetë i lartë, duke tejkaluar edhe vitet para pandemisë.

Por, në këto muajt e dimrit, fluksi i turistëve në Gjirokastër nuk është më si i mëparshmi. Rrugët e pazarit të vjetër janë bosh dhe po ashtu edhe dyqanet e artizanëve. Një prej tyre shprehet për A2 CNN se mirë do të ishte që turizmi në Gjirokastër të ishte gjithëvjetor, në mënyrë që puna dhe të ardhurat e tyre të mos ishin sezonale, pasi taksat dhe detyrimet i paguajnë njësoj.

Teksa përgatiten për sezonin e radhës, artizanët shpresojnë në një ndihmë më të madhe nga bashkia, ndërsa kjo e fundit angazhohet për mbështetje. Pavarësisht ndihmës që mund të vijë nga institucionet, eksperiencat e vendeve të tjera turistike kanë treguar se marrja e masave dhe investimet për zgjatjen e sezonit në një turizëm gjithëvjetor do të ishte zgjidhja më e mirë për çdo biznes që është i lidhur më turizmin në qytetin e kalldrëmeve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani