Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Një pacient në spital dhe 4 raste të reja me Covid-19

Nga A2 CNN
22 Janar 2023, 18:46 | Aktualitet
Një pacient në spital dhe 4 raste të reja me Covid-19

Asnjë humbje jete dhe vetëm 4 raste të reja rezultojnë me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë. Në përditësimin e saj Ministria e Shëndetësisë raporton se aktualisht në Spitalin Infektiv po merr trajtim 1 pacient, ndërkohë që në të gjithë vendin janë 171 qytetarë aktivë me Covid-19.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

22 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 224 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 4 qytetarë, në Bashkitë:

2 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër.

Janë 171 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po merr trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 30 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,406 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 22 Janar 2023)

Raste të reja ditore               4

Të shëruar në 24 orë             30

Të shtruar në spitale             1

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       224

Testime totale                   2,027,850

Raste pozitive                      333,173

Raste të shëruara                  329,406

Raste Aktive                             171

Humbje jete                              3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    118

Fier                           18

Vlorë                         15

Berat.                        6

Shkodër                 3

Durrës.                      3

Gjirokastër.              3

Lezhë.                       2

Korçë.                       2

Elbasan.                  1

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani