Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tradita që ruhet me fanatizëm prej 98 vitesh

Nga A2 CNN
22 Janar 2023, 14:39 | Sociale
Tradita që ruhet me fanatizëm prej 98 vitesh

Sot është një furrë buke që në pamje të parë duket si gjithë të tjerat që funksionojnë në qytetin e Pogradecit. Por, furra Poajanaku ka mbi vete një histori gati njëshekullore të traditës së kësaj familjeje.

98 vite më parë, rreth mesit të viteve 1920, familja Pojanaku, si shumë profesione të tjera, filloi hapjen e aktivitetit në bërjen dhe pjekjen e bukëve e prodhimeve të tjera të brumit. Dhe sot është Altini ai që po vijon me fanatizëm të ruajë këtë traditë, duke bërë që familja Pojanaku të jetë e vetmja që vijon traditën nga gjithë bukëpjekesit e vjetër të qytetit.

Altini vijon të prodhojë ende bukët që dikur ishin më të kërkuara dhe që ruajtja e traditës bën që edhe sot kërkohen jo vetëm nga pogradecarët. Ndërsa synon të sjellë edhe një bukë me një recetë të vjetër mjaft të pëlqyer dhe kërkuar vite më parë: “

Ndërsa traditën e ka ruajtur dhe ndjehet krenar, sfida më e madhe e Altinit është që traditën e familjes Pojanaku ta trashëgojë tek fëmijët, ashtu si pararadhësit e tij e trashëguan tek ai. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli