Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vazhdon i pezulluar mësimi në 13 shkolla, rikthehet në 43 të tjera

Nga A2 CNN
22 Janar 2023, 15:39 | Aktualitet
Vazhdon i pezulluar mësimi në 13 shkolla, rikthehet në 43 të

Në 13 shkolla të  vendit do të vazhdojë të jetë i pëzulluar mësimi për shkak të situatës  së rënduar nga moti i keq. Ministria e Arsimit njofton se mësimi do të vijojë normalisht në të 43 shkollat e tjera ku u ndërpre mësimi javën e kaluar.

Njoftimi i Ministrisë së Arsimit

Strukturat tona arsimore, së bashku me bashkitë, kanë qenë në terren gjatë gjithë fundjavës për të marrë të gjitha masat e nevojshme për një fillim sa më të mbarë të procesit mësimor ditën e hënë.

Fatmirësisht, pjesa më e madhe e shkollave ku u ndërpre mësimi javën e kaluar janë kthyer në normalitet, përveç 13 shkollave në disa njësi administrative të Shkodrës (Pult, Shosh dhe Shalë), ku për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës, procesi nuk mund të fillojë ditën e hënë.

1. Shkolla e Mesme e Bashkuar "Mehmet Shpendi", Shalë,

2. Shkolla 9-vjeçare "Gimaj", Shalë,

3. Shkolla 9-vjeçare "Theth" Shalë,

4. Shkolla 9-vjeçare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,

5. Shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh,

6. Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,

7. Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult,

8. Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,

9. Shkolla Fillore “Pog”, Pult,

10. Shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult,

11. Shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult,

12. Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult,

13. Shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult.

Mbetemi të angazhuar maksimalisht me strukturat tona arsimore, duke besuar fort edhe në bashkëpunimin sa më të ngushtë me njësitë administrative përkatëse të Bashkisë Shkodër, që të punojmë së bashku për rikthimin sa më shpejt në normalitet edhe në këto shkolla.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani