Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Alarm për bombë në avionin që udhëtonte drejt Athinë, shoqërohet nga dy avionë luftarakë

Nga A2 CNN
23 Janar 2023, 10:18 | Bota
Alarm për bombë në avionin që udhëtonte drejt

Autoritetet greke janë vënë në alarm mbrëmjen e së dielës pas një alarmi për bombë në një avion pasagjerësh të kompanisë 'Ryanair', i ishte duke u ulur në aeroportin ndërkombëtar të Athinës.

Forca të shumta policie, të udhëhequra nga antiterrori, rrethuan aeroportin kryesor të Greqisë dhe kryen kontrolle të imtësishme pa arritur të gjejnë diçka të dyshimtë.

Sipas zyrtarëve, piloti i avionit Boeing 737, me rreth 190 persona në bord njoftuar më herët autoritetet për një mjet të mundshëm shpërthyes në bord.

Avioni po fluturonte nga qyteti i Katovicës në Poloni drejt Greqisë, pas dhënies së alarmit ai u shoqërua nga dy avionë luftarakë.

Me të mbërritur në pistë, policia kreu nën masa shumë të forta sigurie kontroll te pasagjerët dhe bagazhet e tyre.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani