Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Biografitë e Hitlerit dhe Putinit i mbante me vete, Denaro-s i dalin në dritë një djalë dhe e dashura

Nga A2 CNN
23 Janar 2023, 10:48 | Bota

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga jeta e Matteo Messina Denaro-s.

Mediat italiane raportojnë se pas hetimeve atij iu zbulua një fëmijë jashtë martese dhe një e dashur që dyshohet se jetonte me bosin e mafias.

Dy personazhet e reja nga jeta e Denaro-s dolën në dritë pas kontrolleve të bëra nga autoritetet në vendet ku strehohej bosi mafioz i Castelvetrano-s.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, ai ka jetuar të paktën katër vitet e fundit në Campobello di Mazara. Dyshimet janë që atje Denaro jetonte me djalin e fshehtë dhe të dashurën.

Një tjetër zbulim interesant rreth bosit të mafias është se pas kapjes së tij, janë gjetur disa libra që i mbante gati për t’i transportuar nga një vendstrehim në tjetrin. Mes këtyre librave ishin biografitë e diktatorëve që nuk jetojnë më dhe autokratëve të tanishëm. Më konkretisht, jeta e Vladimir Putinit dhe ajo e Hitlerit, romane, tekste nga filozofia dhe aktualiteti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë