Braçe merr “dritën jeshile”, grumbulluesve u vendoset afat për shlyerjen e detyrimeve ndaj fermerëve

Publikuar më: 23/1/2023, ora 15:29

Braçe merr “dritën jeshile”, grumbulluesve u vendoset afat për shlyerjen e detyrimeve ndaj fermerëve

Publikuar më: 23/1/2023, ora 15:29

Përveç se shpesh mallin e shesin nën kosto, fermerët shqiptarë duhet të presin për muaj me radhë për të marrë paratë nga grumbulluesit.

“Në Bashkinë e Divjakës ende nuk janë marrë paratë e shalqinit të shitur në fund të majit apo qershorit. Jemi në mes të janarit dhe ky natyrisht është një fermer shumë i madh. Siç është për këtë produkte, është edhe për produkte të tjera”, u shpreh Braçe.

Për të zgjidhur këtë ngërç që shpesh për shkak të vonesave në kryerjen e pagesave zhyt në borxhe bujqit, deputeti socialist, Erion Braçe propozoi disa ndryshime ligjore në marrëdhënien prodhues-grumbullues.

“Bëhet fjalë për një marrëdhënie 150 milionë euro çdo vit. Ka sigurisht nevojë për mbikëqyrje. Propozimi synon të vendosë marrëdhëniet me bujkun me një kod te unifikuar, t’i jepet zgjidhje pagesave te vonuara, dhe synohet më shumë formalizim, që e shtyn drejt kontratës me pikat e grumbullimit dhe ligjërim të transaksionit përmes një fature qe sot nuk ekziston”, tha Braçe.

Nisma u mirëprit edhe nga Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Financave dhe Ekonomisë, të cilat pranuar problematikën në fenomenin e kultivuar në vite.

Në parim i gatshëm për të votuar projektligjin u deklarua edhe deputeti Partisë Demokratike Xhelal Mziu, por kërkoi ndryshime më rrënjësore.

Në momentin e miratimit në parlament dhe botimit në Fletoren Zyrtare, ndryshimet ligjore do t’i detyrojnë grumbulluesit që të paguajnë fermerët për mallin e tyre brenda 60 ditëve. Ata duhet t’i pajisin edhe me faturë, përndryshe do të përballen me penalitete.