Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Deklaratat për Ivanoviç, fëmijët e veteranëve të UÇK kërkojnë dorëheqjen e Kurtit

Nga A2 CNN
23 Janar 2023, 15:19 | Kosova
Deklaratat për Ivanoviç, fëmijët e veteranëve të

Me thirrjet  “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë”, fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës protestuan kundër deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti me rastin e 5-vjetorit të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviç.

Protestës së iu bashkuan shumë qytetarë të cilët kërkuan  dorëheqjen e Kurtit.  “Historia nuk ndryshohet”, “kur si dhe asgjë Kosovës dorëhiqu”, shkruhej në disa prej pankartave që mbanin në duar protestuesit.

Organizatori i protestës, dhe djalë i një veterani të luftës, Berat Beqri, iI cilësoi si të pamatura dhe të rrezikshme deklaratat e Kurtit, që siç tha do të pasohen me kërkesën për dorëheqje.

"Përmes kësaj proteste duam të tregojmë që ka ardhur koha për t'u distancuar dhe për t'i ndërgjegjësuar të gjithë përfaqësuesit politikë, pa përjashtim pozitë ose opozitë, për më shumë kujdes, maturi dhe përgjegjësi ndaj historisë, të tashmes dhe të ardhmes së vendit tonë. Dhe, për t'iu thënë se deklaratat e pamatura dhe të rrezikshme politike, ofendimet e tilla si ky që bëri Albin Kurti do të pasohen me kundërshtimin tonë dhe me kërkesën tonë për dorëheqje".

Edona Gashi, një tjetër protestuese, parashtroi disa pyetje për kryeministrin Kurti.

"Kryeministër po të pyes si një fëmijë e cila për 24 vite nuk e kam thirrur emrin “BAB”, çka po të pengon lufta e UÇK-së dhe gjaku i heronjve tanë? Kryeministër a të vjen turp që një kriminel lufte e quajtët hero, dhe gjakun e dëshmorëve e shkelët? Kryeministër a të vjen turp të dalësh para këtyre fëmijëve? Kryeministër a të vjen turp t’i hapësh edhe më shumë plagët e të plagosurve?”

Pak ditë më parë kryeministri Kurti e cilësoi Oliver Ivanoviçin si një person të përkushtuar që kishte luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij, diçka për të cilën edhe u kritikua.

A2 CNN Livestream

Dita jonë