Georgina Rodriguez, një princeshë arabe, kokë e këmbë e veshur me diamante

Publikuar më: 23/1/2023, ora 13:42

Georgina Rodriguez, një princeshë arabe, kokë e këmbë e veshur me diamante

Publikuar më: 23/1/2023, ora 13:42

Georgina Rodriguez duke se është përshtatur menjëherë me jetën në Arabi Saudite, edhe pse në fakt iu desh të ndërronte një pjesë të mirë të gardërobës pasi shume prej veshjeve të saj joshëse ishin të papërshtatshme për vendin mysliman.

E dashura e CR7 është shfaqur së fundmi elektrizuese në eventin e Joy Awards, e veshur me një fustan të krijuar nga stilisti me famë botërore Ali Karoui.

Bukuroshja dukej një princeshë e vërtetë arabe, sipas mediave vendase, dhe performancën e saj e kishte bërë edhe më vezulluese me diamantet që e rrethonin.

Vetëm varësja ishte e përbërë me 4 shiritë diamantesh të bardhë që kulmonin me një gur të madh disa milionë eurosh.