Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mjegull dhe temperatura deri në -10 gradë celsius, anulohen mbi 100 fluturime në Londër

Nga A2 CNN
23 Janar 2023, 11:15 | Bota

Mbi 100 fluturime janë anuluar në aeroportin “Heathrow” të Londrës si pasojë e motit të keq. Mediat britanike raportojnë se shkak është bërë mjegulla e madhe që ka pushtuar zonën.

Ndërkohë, në aeroport janë regjistruar temperaturat më të ulëta në 13 vitet e fundit. Termometri shënoi -8,4 gradë celsius mbrëmjen e së dielës, ndërsa në Santon Downham temperatura ishte -9.5 gradë celsius. Meteorologët kanë parashikuar që mjegulla do të vijojë deri mesditën e së hënës.

“Ka pasur ndryshime të orareve të avionëve për shkak të mjegullës së madhe. Ne po punojmë me kompanitë për rregullim e orareve të reja, ndërsa po u vihet në ndihmë edhe pasagjerëve”, tha një zëdhënës i aeroportit të “Heathrow”-t.

A2 CNN Livestream

Dita jonë