Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mr. Big, ose “Pablo Escobari” i Anglisë dhe lidhja me ngjarjet kriminale në Londër

Nga A2 CNN
23 Janar 2023, 12:20 | Bota

Londra qendrore u trondit disa ditë më parë nga një ngjarje e rëndë, ku nga një makinë u qëllua me armë zjarri drejt disa personave që po merrnin pjesë në një ceremoni mortore, në nder të një gruaje kolumbiane dhe vajzës së saj 20-vjeçare.

Sipas dëshmitarëve, skenat ishin të ngjashme me ato të një filmi gangsterësh , teksa personi i armatosur hapi zjarr nga një “Toyota” e zezë, duke plagosur edhe katër gra dhe dy fëmijë.

Sulmi i 14 janarit ishte i lidhur me kartelet kolumbiane të drogës pasi u zbulua se Fresia ishte martuar me një anëtar të dënuar të një karteli famëkeq.

Ish-bashkëshorti i saj, Carlos Arturo ¬Sanchez-Coronado u burgos në vitin 2009 për ndihmën e një bande britanike për të pastruar para për kartelin e frikshëm kolumbian “Notre Valley”.

Ai besohet të ketë vdekur në Amerikën e Jugut vitin e kaluar në moshën 56-vjeçare, pasi u kthye në shtëpi pas lirimit të tij. Një 22-vjeçar u arrestua për të shtënat në Euston dhe u lirua me kusht, por policia ka refuzuar të zbulojë identitetin ose kombësinë e tij, ose të komentojë një motiv të mundshëm.

Por, autoritetet mendojnë se është dikush që fshihet pas gjithë kësaj lufte bandash që ka tronditur jo pak herë Londrën. Bëhet fjalë për Jesus Ruiz Henao, i quajtur “Pablo Escobar” i Britanisë nga policia.

Ky i fundit pretendon se kartelet kolumbiane të drogës nuk fshihen pas sulmit të Euston, duke sugjeruar se bandat e Londrës mund të jenë përgjegjëse.

Në kulmin e mbretërimit të tij si Mr.Big në vitet ‘90, Henao kishte nën vete 80 britanikë që punonin për të dhe rreth 20,000 kolumbianë, ndërkohë që pastronte miliona paund kokainë në vit.

I përfshirë shumë me kartelin e “Notre Valley”, perandoria e tij ishte aq e rëndësishme sa që brenda javësh pas arrestimit të tij çmimi i kokainës u rrit nga 20,000 £ në 30,000 £.

Tridhjetë e katër nga bashkëpunëtorët e Henaos u burgosën, dhe u dënuan në një total prej 350 vjetësh. Por policia shumë kohë më vonë do të arrinte të arrestonte Coronadon, të cilin e konsideronin si një nga pastruesit kryesorë të parave të Henaos.

Coronado, i cili po punonte si një shofer taksie kolumbian kur u kap, tha në gjyqin e tij se ai u përfshi në këtë tregti të paligjshme vetëm për të ndihmuar vajzën e tij të sëmurë Sara.

Karteli i “Notre Valley” veproi në të njëjtën kohë me grupet “Cali” dhe “Medellin”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë