“Natyra do të triumfojë gjithmonë ndaj njeriut”… Atletet e shndërruara në bimë “magjike”

Publikuar më: 23/1/2023, ora 15:20

“Natyra do të triumfojë gjithmonë ndaj njeriut”… Atletet e shndërruara në bimë “magjike”

Publikuar më: 23/1/2023, ora 15:20

Edhe pse artisti Christophe Guinet është lindur në Paris dhe është i dashuruar me qytetin, gjithmonë ka ndjerë se është i lidhur me natyrën. “Që adoleshent kam pasur pasion të merresha me bimët”, thotë ai për “The Guardian”.

Guinet më pas nisi të punonte në marketing, deri kur, pas një udhëtimi në Indi tetë vite më parë, për t’u arratisur nga bota e biznesit. Aty ai krijoi edhe personalitetin e ri, duke u vetëquajtur “Monsieur Plant” – “Zotëria i bimëve” dhe nisi të bashkonte mallra të konsumit të përditshëm me bimët për të krijuar skulptura vërtet fantastike.

Një prej punëve të tij më arrira është ai i atleteve të shndërruara në bimë. “Janë simboli i kohëve tona”, thotë Guinet. “Elokuenca e bimëve lufton me konsumizmin e tepërt. Mendoj se natyra do të triumfojë gjithmonë ndaj njeriut”.

Shfletoni galerinë e mësipërme për të parë të gjitha punët e tij.