Prishtinë, gjen mbi 1000 euro dhe i dorëzon në polici

Publikuar më: 23/1/2023, ora 16:31
policia e kosoves euro dorezon 1280x602

Prishtinë, gjen mbi 1000 euro dhe i dorëzon në polici

Publikuar më: 23/1/2023, ora 16:31

Një gjest për t’u duartrokitur, që rrallëherë shihet të ndodhë në ditët e sotme. Një qytetar në Prishtinë raportohet të ketë gjetur një portofol ku ndodheshin mbi 1000 euro dhe disa dokumente personale të personit që i kishte humbur dhe nuk ka ngurruar ta dorëzojë në polici.

Sipas policisë lokale, qytetari, i identifikuar nga Policia e Prishtinës me inicialet A.B., ka dorëzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit.

“Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, tha policia.