“21 janari”, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për verifikimin e audio-përgjimit të publikuar

Publikuar më: 23/1/2023, ora 14:46
ff 18 2 1280x720

“21 janari”, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për verifikimin e audio-përgjimit të publikuar

Publikuar më: 23/1/2023, ora 14:46

Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të mazhorancës socialiste, Prokuroria e Tiranës ka njoftuar sot se ka nisur hetimet për verifikimin provave që janë publikuar së fundmi në media.

Në njoftim bëhet e ditur se Oficerët e Seksionit të Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, krahas detyrave të urdhëruara prej prokurorëve të ngarkuar me hetimin, do të kryejnë edhe veprimet hetimore të deleguara në lidhje me verifikimin e fakteve të publikuara në media më 20 janar të këtij viti.

Kujtojmë se, më 21 janar, në një dalje për mediat ministri i Drejtësisë theksoi se provat e publikuara së fundmi tregojnë se ajo që ndodhi 12 vite më parë ishte vrasje shtetërore.

Ministri kërkoi nga drejtësia e re që të veprojë në lartësinë e detyrës dhe të nisë një hetim gjithëpërfshirës.

Ndërsa, ditën e sotme, Manja bëri të ditur se në SPAK do të kallëzohen ish-kryeministri Sali Berisha, ministri i Brendshëm i asaj kohe Lulzim Basha dhe ish-komandati i gardës. Pasditen e së hënës, Manja kërkoi sërish nga drejtësia e re që të kalojë këtë sprovë siç e cilësoi ai, dhe të tregojë që është i pavarur nga figura të larta të shtetit qofshin në ato në pushtet në të tashmen apo në të kaluarën.

REAGIMI I PROKURORISË