Rikthehen tensionet në veri të Kosovës, serbët sulmojnë patrullën, forcat speciale reagojnë me armë

Rikthehen tensionet në veri të Kosovës, serbët sulmojnë patrullën, forcat speciale reagojnë me armë
Rikthehen tensionet në veri të Kosovës. Sipas njoftimit të policisë, një automjet i forcave të rendit është përplasur qëllimisht nga një automjet në Bistricë të Leposaviçit, që nuk respektoi urdhrin për të ndaluar. Pasi iu rrezikua jeta nga aksidentimi i qëllimshëm, anëtarët e forcave speciale të Kosovës reaguan duke qëlluar me armë zjarri.
“Personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.
Lista Serbe ka reaguar lidhur me rastin duke njoftuar se aty mbeti i plagosur rëndë, Miljan deleviç, serb i Kosovës, ndërsa personi që e shoqëronte atë nuk u lëndua. Mësohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Kraljevës në Serbi dhe nuk është në rrezik për jetën.
Lista Serbe dhe drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, pretendojnë se ky ishte një sulm i paprovokuar dhe kërkuan largimin e menjëhershëm të policisë së Kosovës nga veriu.