Rrëshqitje masive dherash pranë kodrës së Currilave në Durrës
Reshjet e orëve të fundit të shiut kanë rikthyer rrëshqitjet e dherave nga kodra e Currilave në Durrës.
Një masiv dheu ka rënë gjatë orëve të mëngjesit duke bllokuar njërin kah të rrugës. Fatmirësisht, përveç problematikës në qarkullim nuk ka shkaktuar dëme të tjera.
Ndërmarrja e shërbimeve në Durrës ka nisur pastrimin e rrugës, ndërsa zona paraqet problematike të rënies së dherave sa herë që ka reshje shiu me intensitet ose që zgjasin për disa ditë.