Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vdekja misterioze e zhytësit britanik në "Ishullin famëkeq" në Tajlandë

Nga A2 CNN
23 Janar 2023, 13:15 | Bota

Një instruktor britanik i zhytjes është gjetur i vdekur në rrethana misterioze në ishullin faëkeq të vdekjes.

Trupi i Neil Giblin, 48 vjeç, u zbulua në një shtëpi njëkatëshe me qira në Koh Tao, Tajlandë, të mërkurën. Ishin dy kliente femra, që ngritën alarmin kur ai nuk u paraqit.

Policia tha se ai vdiq nga shkaqe natyrore dhe nuk kishte asnjë shenjë të ndonjë përleshjeje. Megjithatë të afërmit e tij thanë se ai ishte i shëndetshëm dhe nuk kishte asnjë problem që të mund të ketë shkaktuar vdekjen natyrale.

Një varg vdekjesh dhe vrasjesh të pashpjegueshme të turistëve ka njollosur reputacionin e parajsës së ishullit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani