Vendi me 231 milionë banorë në terr, ndërpritet energjia

Publikuar më: 23/1/2023, ora 07:42
052013651 25d54e3f 4ad7 41a7 8844 6620e377515e

Vendi me 231 milionë banorë në terr, ndërpritet energjia

Publikuar më: 23/1/2023, ora 07:42

Një defekt i rëndë në rrjetin kombëtar të energjisë elektrike ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit në të gjithë Pakistanin duke e zhytur vendin në terr.

Ndërprerja e energjisë është konfirmuar nga Ministria e Energjisë, e cila siguroi se punimet për rikthimin e sistemit në punë dhe rrjedhimisht dhe të furnizimit po ecin me shpejtësi. 

Islamabadi, Quetta, Lahore, Peshaëar dhe Karaçi janë privuar nga energjia elektrike, si zonat e tjera të Pakistanit. Ministri Khurram Dastgir tha se energjia elektrike do të rikthehet plotësisht në 12 orë.