Zjarr në qendrën e të moshuarve në Kavajë, një e lënduar

Publikuar më: 23/1/2023, ora 15:38
zjarr naten zjarrfikesja 1041x720

Zjarr në qendrën e të moshuarve në Kavajë, një e lënduar

Publikuar më: 23/1/2023, ora 15:38

Një e moshuar është lënduar nga zjarri në qendrën e të moshuarve në Kavajë. Pa dhënë shumë detaje, Policia njofton se e moshuara është lënduar lehtë, ndërsa zjarri është shuar pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse. Aktualisht po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kavajë/Informacion paraprak 

Më datë 23.01.2023, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një qendër për të moshuar. 

Si pasojë është dëmtuar lehtë një e moshuar që qëndron në këtë qendër.   

Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.