Aksident i rëndë në Kurbin, përplasen dy makina, ndërron jetë i mituri

Publikuar më: 24/1/2023, ora 18:27
auto policia naten aksident 933x4451551987267

Aksident i rëndë në Kurbin, përplasen dy makina, ndërron jetë i mituri

Publikuar më: 24/1/2023, ora 18:27

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Kuqe të Kurbinit.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka ndërruar jetë një dy vjeçar.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Fushe Kuqes”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. T. me automjetin me drejtues shtetasin A. R.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi A. R. dhe pasagjerja I. R. të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija i mitur 2 vjeç.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.